-
Leia por capÃtulos
-
Bibla Shqiptare -
-
28
|Êxodo 6:28|
Por erdhi dita kur Zoti i foli Moisiut në vendin e Egjiptit,
-
29
|Êxodo 6:29|
kur Zoti iu drejtua Moisiut dhe i tha: "Unë jam Zoti! Thuaji Faraonit, mbretit të Egjiptit, tërë ato që po të them".
-
30
|Êxodo 6:30|
Atëherë Moisiu u përgjigj kështu para Zotit: "Ja, unë jam i parrethprerë në buzë; prandaj si mund të më dëgjojë Faraoni?".
-
1
|Êxodo 7:1|
Zoti i tha Moisiut: "Shiko, unë po të bëj si perëndi për Faraonin, dhe vëllai yt Aaroni do të jetë profeti yt.
-
2
|Êxodo 7:2|
Ti do të thuash tërë ato që do të të urdhëroj unë dhe vëllai yt Aaroni do t´i flasë Faraonit, që t´i lërë të shkojnë bijtë e Izraelit nga vendi i tij.
-
3
|Êxodo 7:3|
Por unë do ta ngurtësoj edhe më tepër zemrën e Faraonit dhe do t´i shumëzoj shenjat dhe mrekullitë e mia në vendin e Egjiptit.
-
4
|Êxodo 7:4|
Prandaj Faraoni nuk do t´jua vërë veshin, dhe kështu unë do ta zgjas dorën mbi Egjipt dhe do të nxjerr nga vendi i Egjiptit radhët e mia, popullin tim, bijtë e Izraelit, duke dhënë ndëshkime të mëdha.
-
5
|Êxodo 7:5|
Egjiptasit do të marrin vesh atëherë që unë jam Zoti, kur do të shtrij dorën time mbi Egjipt dhe do të nxjerr nga mesi i tyre bijtë e Izraelit".
-
6
|Êxodo 7:6|
Dhe Moisiu dhe Aaroni vepruan kështu; ata bënë pikërisht ashtusiç i kishte urdhëruar Zoti.
-
7
|Êxodo 7:7|
Kur i folën Faraonit, Moisiu ishte tetëdhjetë vjeç dhe Aaroni tetëdhjetë e tre.
-
-
Sugestões

Clique para ler Apocalipse 22-22