-
Leia por capÃtulos
-
Bibla Shqiptare -
-
1
|Êxodo 35:1|
Moisiu thirri asamblenë e bijve të Izraelit dhe u tha atyre: "Këto janë gjërat që Zoti më ka urdhëruar të bëj.
-
2
|Êxodo 35:2|
Do të punohet gjashtë ditë, por dita e shtatë do të jetë për ju një ditë e shenjtë, një e shtunë pushimi, e shenjtëruar ndaj Zotit. Kushdo që bën ndonjë punë atë ditë do të dënohet me vdekje.
-
3
|Êxodo 35:3|
Nuk do të ndizni zjarr në asnjë prej banesave tuaja ditën e shtunë".
-
4
|Êxodo 35:4|
Pastaj Moisiu i foli tërë asamblesë së bijve të Izraelit dhe tha: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar, duke thënë:
-
5
|Êxodo 35:5|
"Merrni ndërmjet jush një ofertë për Zotin; kushdo që ka zemër bujare do t´i çojë një ofertë Zotit: ar, argjend dhe bronz,
-
6
|Êxodo 35:6|
stofa ngjyrë vjollce, të purpurta ose flakë të kuqe, li të hollë dhe lesh dhie,
-
7
|Êxodo 35:7|
lëkura dashi të ngjyera në të kuq, lëkura baldose dhe dru të akacies,
-
8
|Êxodo 35:8|
vaj për ndriçim të shandanit dhe aroma për vajin e vajosjes dhe për temjanin aromatik,
-
9
|Êxodo 35:9|
gurë oniksi dhe gurë për t´u ngallmuar mbi efodin dhe pektoralin.
-
10
|Êxodo 35:10|
Kushdo ndërmjet jush që është i aftë, le të vijë dhe të bëjë tërë ato gjëra që Zoti ka urdhëruar:
-
-
Sugestões

Clique para ler Apocalipse 21-21