-
Leia por capÃtulos
-
Bibla Shqiptare -
-
1
|Jó 11:1|
Atëherë Zofari nga Naamathi u përgjigj dhe tha:
-
2
|Jó 11:2|
"Një mori e tillë fjalësh a do të mbetet pa përgjigje? A duhet të ketë të drejtë një njeri fjalëshumë?
-
3
|Jó 11:3|
Llafet e tua a do t´ua mbyllin gojën njerëzve? Ti do të tallesh dhe asnjë mos të të bëjë me turp?
-
4
|Jó 11:4|
Ti ke thënë: "Doktrina ime është e pastër dhe jam i pakritikueshëm para teje".
-
5
|Jó 11:5|
Por po të donte Perëndia të fliste dhe të hapte gojën e tij kundër teje,
-
6
|Jó 11:6|
për të treguar të fshehtat e diturisë, sepse dituria e vërtetë është e shumëtrajtshme, atëherë do të mësoje se Perëndia harron një pjesë të fajit tënd.
-
7
|Jó 11:7|
A mundesh ti të hulumtosh thellësitë e Perëndisë? A mund të depërtosh në përsosmërinë e të Plotfuqishmit?
-
8
|Jó 11:8|
Janë më të larta se qielli; çfarë mund të bësh? janë më të thella se Sheoli: çfarë mund të dish?
-
9
|Jó 11:9|
Madhësia e tyre është më e gjatë se toka dhe më e gjerë se deti.
-
10
|Jó 11:10|
Në rast se Perëndia kalon, burgos dhe nxjerr në gjyq, kush mund t´ia pengojë këtë veprim?
-
-
Sugestões

Clique para ler Apocalipse 21-21