-
Leia por capÃtulos
-
Bibla Shqiptare -
-
11
|Jó 27:11|
Do t´ju jap mësime mbi fuqinë e Perëndisë, nuk do t´ju fsheh qëllimet e të Plotfuqishmit.
-
12
|Jó 27:12|
Por ju të gjithë i keni vënë re këto gjëra, pse, pra, silleni në mënyrë kaq të kotë?
-
13
|Jó 27:13|
Ky është fati që Perëndia i rezervon njeriut të keq, trashëgimia që njerëzit që përdorin dhunën marrin nga i Plotfuqishmi.
-
14
|Jó 27:14|
Në rast se ka një numër të madh bijsh, këta i destinohen shpatës, dhe trashëgimtarët e tij nuk do të kenë bukë për t´u ngopur.
-
15
|Jó 27:15|
Ata që do të mbijetojnë pas tij do të varrosen nga vdekja dhe të vejat e tyre nuk do të qajnë.
-
16
|Jó 27:16|
Në rast se grumbullon argjend si pluhur dhe mbledh rrobe si baltë,
-
17
|Jó 27:17|
ai i grumbullon, por do t´i veshë i drejti, dhe argjendin do ta ndajë i pafajmi.
-
18
|Jó 27:18|
Ai ndërton shtëpinë e tij si një mole, si një kasolle që e ka bërë një rojtar.
-
19
|Jó 27:19|
I pasuri bie në shtrat, por nuk do të bashkohet me njerëzit e tij; hap sytë dhe nuk është më.
-
20
|Jó 27:20|
Tmerri e kap në befasi si ujërat; në mes të natës një furtunë e rrëmben tinëzisht.
-
-
Sugestões

Clique para ler Apocalipse 21-21