-
Leia por capÃtulos
-
Bibla Shqiptare -
-
1
|Jó 36:1|
Elihu vazhdoi edhe më, duke thënë:
-
2
|Jó 36:2|
"Prit edhe pak dhe do të të tregoj që ka ende gjëra për të thënë nga ana e Perëndisë.
-
3
|Jó 36:3|
Do ta sjell larg atë që di dhe do t´i jap hak atij që më ka krijuar.
-
4
|Jó 36:4|
Sigurisht fjalët e mia nuk janë të rreme; para teje ke një njeri me njohuri të përsosur.
-
5
|Jó 36:5|
Ja, Perëndia është i fuqishëm, por nuk përçmon njeri; është i fuqishëm në forcën e diturisë së tij.
-
6
|Jó 36:6|
Ai nuk e lë të jetojë njeriun e keq dhe u siguron drejtësinë të shtypurve.
-
7
|Jó 36:7|
Nuk i heq sytë nga të drejtët, por bën që të ulen për gjithnjë me mbretërit mbi fronin; kështu ata rrinë lart.
-
8
|Jó 36:8|
Por në rast se janë të lidhur me zinxhira dhe të mbajtur me veriga pikëllimi,
-
9
|Jó 36:9|
atëherë u tregon veprat e tyre dhe shkeljet e tyre, sepse u është rritur mendja.
-
10
|Jó 36:10|
Kështu ai ua hap veshët për t´u ndrequr dhe i nxit të largohen nga e keqja.
-
-
Sugestões

Clique para ler Apocalipse 21-21