-
-
Bibla Shqiptare -
-
5
|Oséias 11:5|
Izraeli nuk do të kthehet në vendin e Egjipti; por Asiri do të jetë mbreti i tij, sepse nuk kanë pranuar të konvertohen.
-
6
|Oséias 11:6|
Shpata do të bjerë mbi qytetet e tij, do të shkatërrojë shufrat e tyre dhe do t´i hajë për shkak të planeve të tyre të këqija.
-
7
|Oséias 11:7|
Populli im synon të largohet nga unë; megjithatë e thërresin Shumë të Lartin, asnjë prej tyre nuk e përlëvdon.
-
8
|Oséias 11:8|
Si mund të të braktis, o Efraim, ose të të lë në dorë të të tjerëve, o Izrael? Si mund të të bëj si Admahu, ose të të katandis si Tseboimi? Zemra ime ngashërohet brenda meje, dhemshuria ime ndizet e tëra.
-
9
|Oséias 11:9|
Nuk do ta shfryj zemërimin tim të zjarrtë, nuk do të shkatërroj përsëri Efraimin, sepse jam një Perëndi dhe jo një njeri, i Shenjti midis teje dhe nuk do të vij me zemërim.
-
10
|Oséias 11:10|
Ata do të ndjekin Zotin, që do të vrumbullojë si një luan; kur do të vrumbullojë, bijtë e tij do të rendin drejt tij nga perëndimi duke u dridhur.
-
11
|Oséias 11:11|
Do të rendin duke u dridhur si zogjtë nga Egjipti dhe si pëllumbesha nga vendi i Asirisë; unë do t´i bëj të banojnë në shtëpitë e tyre", thotë Zoti.
-
12
|Oséias 11:12|
Efraimi më qarkon me gënjeshtra dhe shtëpia e Izraelit me mashtrin. Edhe Juda është akoma i pabindur ndaj Perëndisë dhe të Shenjtit që është besnik.
-
1
|Oséias 12:1|
Efraimi ngopet me erë dhe shkon pas erës së jugut; çdo ditë shumon gënjeshtrat dhe dhunën; bën aleancë me Asirinë dhe çon vaj në Egjipt.
-
2
|Oséias 12:2|
Zoti është gjithashtu në grindje me Judën dhe do ta ndëshkojë Jakobin për sjelljen e tij; do ta shpërblejë sipas veprave të tij.
-
-
Sugestões

Clique para ler Apocalipse 21-21