-
Leia por capÃtulos
-
Bibla Shqiptare -
-
13
|Deuteronômio 12:13|
Ki kujdes të mos ofrosh olokaustet e tua në çdo vend që sheh;
-
14
|Deuteronômio 12:14|
por në vendin që Zoti do të zgjedhë në një nga fiset e tua, atje do të ofrosh olokaustet e tua dhe aty do të bësh çdo gjë që unë të urdhëroj.
-
15
|Deuteronômio 12:15|
Por sa herë që të duash, mund të vrasësh kafshë dhe të hash mishin e tyre në të gjitha qytetet, simbas bekimit që të ka bërë Zoti; atë mund ta hanë si i papastri, ashtu dhe i pastri, siç bëhet me mishin e gazelës dhe të drerit;
-
16
|Deuteronômio 12:16|
por nuk do të hani gjakun e tyre; do ta derdhni mbi tokë siç derdhet uji.
-
17
|Deuteronômio 12:17|
Brenda qyteteve të tua nuk mund të hash të dhjetat e grurit tënd, të mushtit tënd, të vajit tënd, as pjellën e parë të bagëtive të tua të trasha dhe të imta, as atë që ke premtuar si zotim as në ofertat e tua vullnetare, as në ofertat e larta të duarve të tua.
-
18
|Deuteronômio 12:18|
Por do t´i hash përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka për të zgjedhur, ti, biri yt dhe bija jote, shërbëtori yt dhe shërbëtorja jote, dhe Leviti që do të banojë brenda portave të tua; dhe do të gëzosh përpara Zotit, Perëndisë tënd, çdo gjë mbi të cilën ti vë dorë.
-
19
|Deuteronômio 12:19|
Ki kujdes të mos shpërfillësh Levitin, deri sa të jetosh në atë vend.
-
20
|Deuteronômio 12:20|
Kur Zoti, Perëndia yt, do t´i zgjerojë kufijtë e tu, ashtu si të ka premtuar, dhe ti do të thuash: "Do të ha mish", sepse ke dëshirë të hash mish, do të mund të hash mish sa herë që e dëshiron.
-
21
|Deuteronômio 12:21|
Në qoftë se vendi që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur për të venduar emrin e tij do të jetë larg teje, mund të vrasësh kafshë nga bagëtia e trashë dhe e imët, ashtu si të kam urdhëruar; dhe mund të hash brenda portave të tua sa herë të duash.
-
22
|Deuteronômio 12:22|
Vetëm do ta hash ashtu siç hahet mishi i gazelës dhe i drerit; do të mundë ta hajë si i papastri ashtu edhe i pastri.
-
-
Sugestões

Clique para ler Apocalipse 22-22