-
Leia por capÃtulos
-
Bibla Shqiptare -
-
1
|Deuteronômio 12:1|
"Këto janë statutet dhe dekretet që duhet të keni kujdes të respektoni në vendin që Zoti, Perëndia i etërve të tu, të ka dhënë si trashëgimi për të gjitha ditët që do të jetoni mbi tokë.
-
2
|Deuteronômio 12:2|
Do të shkatërroni tërësisht të gjitha vendet ku kombet që jetoni duke përzënë u shërbejnë perëndive të tyre; mbi malet e larta, mbi kodrat dhe nën çdo pemë që gjelbëron.
-
3
|Deuteronômio 12:3|
Do të rrënoni altarët e tyre, do të copëtoni kolonat e tyre të shenjta, do t´u vini flakën Asherimëve të tyre, do të rrëzoni shëmbëlltyrat e gdhendura të perëndive të tyre, do të zhdukni emrin e tyre nga këto vende.
-
4
|Deuteronômio 12:4|
Nuk do të veproni kështu me Zotin, Perëndinë tuaj,
-
5
|Deuteronômio 12:5|
por do ta kërkoni në vendin që Zoti, Perëndia juaj, do të zgjedhë midis tërë fiseve tuaj, për t´iu vënë emrin e tij si banesë e tij; dhe aty do të shkoni;
-
6
|Deuteronômio 12:6|
aty do të çoni olokaustet dhe flijimet tuaja, të dhjetat tuaja, ofertat e larta të duarve tuaja, ofertat tuaja të kushtimit dhe ofertat vullnetare, si dhe të parëlindurit e bagëtive të trasha dhe të imta;
-
7
|Deuteronômio 12:7|
dhe aty do të hani përpara Zotit, Perëndisë tuaj, dhe do të gëzoheni, ju dhe familjet tuaja, për të gjitha ato që keni shtënë në dorë dhe për të cilat Zoti, Perëndia juaj, do t´ju bekojë.
-
8
|Deuteronômio 12:8|
Nuk do të veproni ashtu siç veprojmë sot këtu, ku secili bën të gjitha ato që i duken të drejta në sytë e tij,
-
9
|Deuteronômio 12:9|
sepse nuk keni hyrë akoma në pushimin dhe në trashëgiminë që Zoti, Perëndia juaj, ju jep.
-
10
|Deuteronômio 12:10|
Por ju do të kaloni Jordanin dhe do të banoni në vendin që Zoti, Perëndia juaj, ju jep në trashëgimi; dhe ai do t´ju japë pushim nga të gjithë armiqtë tuaj që ju rrethojnë dhe ju do të keni një banim të sigurt.
-
-
Sugestões

Clique para ler Apocalipse 21-21