-
Leia por capÃtulos
-
Bibla Shqiptare -
-
1
|Deuteronômio 15:1|
"Në mbarim të çdo shtatë viteve do të bësh faljen e borxheve.
-
2
|Deuteronômio 15:2|
Dhe kjo do të jetë forma e faljes: Çdo huadhënës do të falë atë që i ka dhënë hua të afërmit të tij; nuk do të kërkojë kthimin e saj nga i afërmi dhe nga vëllai i tij, sepse është shpallur falja e borxheve nga Zoti.
-
3
|Deuteronômio 15:3|
Mund ta kërkosh borxhin nga i huaji; por do t´i falësh vëllait tënd atë që ai të ka marrë hua.
-
4
|Deuteronômio 15:4|
Nuk do të ketë asnjë nevojtar midis jush, sepse Zoti do të të bekojë me të madhe në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep si trashgimi, që ti ta zotërosh,
-
5
|Deuteronômio 15:5|
por vetëm me kusht që ti t´i bindesh me zell zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke pasur kujdes të zbatosh në praktikë të gjitha këta urdhërimet, që sot të cakton.
-
6
|Deuteronômio 15:6|
Sepse Zoti, Perëndia yt, do të të bekojë siç të ka premtuar; atëherë do t´u japësh hua shumë kombeve, por ti nuk do të kërkosh hua; do të sundosh mbi shumë kombe, por ato nuk do të sundojnë mbi ty.
-
7
|Deuteronômio 15:7|
Në rast se ke ndonjë vëlla nevojtar midis jush, midis ndonjë prej qyteteve që Zoti, Perëndia yt, po të jep, nuk do të fortësosh zemrën dhe nuk do të mbyllësh dorën para vëllait tënd nevojtar;
-
8
|Deuteronômio 15:8|
por do t´i hapësh me zemërgjerësi dorën tënde dhe do t´i japësh hua aq sa i nevojitet për të përballuar nevojat që ka.
-
9
|Deuteronômio 15:9|
Ki kujdes që të mos ketë asnjë mendim të keq në zemrën tënde, i cili të të bëjë të thuash: "Viti i shtatë, viti i familjes, është afër", dhe ta shikosh me sy të keq vëllanë tënd nevojtar dhe të mos i japësh asgjë; ai do të bërtiste kundër teje para Zotit dhe ti do të mëkatoje.
-
10
|Deuteronômio 15:10|
Jepi me bujari dhe zemra jote të mos trishtohet kur i jep, sepse pikërisht për këtë Zoti, Perëndia yt, do të të bekojë në çdo punë tënden dhe në çdo gjë që do të të zërë dora.
-
-
Sugestões

Clique para ler Apocalipse 21-21