-
Leia por capÃtulos
-
Bibla Shqiptare -
-
1
|Deuteronômio 27:1|
Atëherë Moisiu dhe pleqtë e Izraelit i dhanë popullit këtë urdhër: "Respektoni të gjitha urdhërimet që po ju caktoj sot.
-
2
|Deuteronômio 27:2|
Ditën që do të kapërceni Jordanin për të hyrë në vendin që Zoti, Perëndia juaj, ju jep, do të ngresh për vete gurë të mëdhenj dhe do t´i lyesh me gëlqere.
-
3
|Deuteronômio 27:3|
Pastaj do të shkruash mbi ta tërë fjalët e këtij ligji, kur të kapërcesh Jordanin për të hyrë në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep, një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, ashtu si të ka thënë Zoti, Perëndia i etërve të tu.
-
4
|Deuteronômio 27:4|
Kështu, pra, kur të kaloni Jordanin, do të ngrini në malin Ebal këta gurë, që sot ju urdhëroj, dhe do t´i lyeni me gëlqere.
-
5
|Deuteronômio 27:5|
Aty do t´i ngresh edhe një altar Zotit, Perëndisë tënd, një altar gurësh, mbi të cilët nuk do të përdorësh vegël hekuri.
-
6
|Deuteronômio 27:6|
Do të ndërtosh altarin e Zotit, Perëndisë tënd, me gurë të pacënuar, dhe mbi të do t´i ofrosh olokauste Zotit, Perëndisë tënd.
-
7
|Deuteronômio 27:7|
Do të ofrosh flijime falenderimi, dhe aty do të hash dhe do të gëzohesh përpara Zotit, Perëndisë tënd.
-
8
|Deuteronômio 27:8|
Dhe do të shkruash mbi këta gurë tërë fjalët e këtij ligji me gërma shumë të qarta".
-
9
|Deuteronômio 27:9|
Pastaj Moisiu dhe priftërinjtë levitë i folën tërë Izraelit, duke thënë: "Mbaj qetësi dhe dëgjo, o Izrael! Sot je bërë populli i Zotit, Perëndisë tënd.
-
10
|Deuteronômio 27:10|
Do t´i bindesh, pra, zërit të Zotit, Perëndisë tënd, dhe do t´i zbatosh në praktikë urdhërimet dhe ligjet që sot të urdhëroj".
-
-
Sugestões

Clique para ler Apocalipse 21-21