-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|1 Juan 1:1|
Atë që pamë dhe dëgjuam, ne po jua shpallim, që edhe ju të keni bashkësi me ne; dhe bashkësia jonë është me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin.
-
2
|1 Juan 1:2|
Dhe po ju shkruajmë këto gjëra që gëzimi juaj të jetë i plotë.
-
3
|1 Juan 1:3|
Dhe ky është mesazhi që dëgjuam nga ai dhe po jua shpallim juve: Perëndia është dritë dhe në Të nuk ka kurrfarë errësirë
-
4
|1 Juan 1:4|
Po të themi se kemi bashkësi me Të, dhe ecim në errësirë, ne gënjejmë dhe nuk e vëmë në praktik të vërtetën;
-
5
|1 Juan 1:5|
por, po të ecim në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi njeri me tjetrin, dhe gjaku i Jezu Krishtit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.
-
6
|1 Juan 1:6|
Po të themi se jemi pa mëkat, gënjej-më vetveten dhe e vërteta nuk është në ne.
-
7
|1 Juan 1:7|
Po t´i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.
-
8
|1 Juan 1:8|
Po të themi se s´kemi mëkatuar, e bëjmë atë gënjeshtar dhe fjala e tij nuk është në ne.
-
9
|1 Juan 1:9|
Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtin.
-
10
|1 Juan 1:10|
Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ata të të gjithë botës.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4