-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Tito 1:1|
në shpresën e jetës së përjetshme, të cilën Perëndia, që nuk gënjen, e premtoi para të gjitha kohërave,
-
2
|Tito 1:2|
dhe që në kohë të caktuara e shfaqi fjalën e tij me anë të predikimit që m´u besua me urdhër të Perëndisë, Shpëtimtarit tonë,
-
3
|Tito 1:3|
Titit, birit të vërtetë në besimin e përbashkët: hir, mëshirë dhe paqe prej Perëndisë, Atit, dhe prej Zotit Jezu Krisht, Shpëtimtarit tonë.
-
4
|Tito 1:4|
Për këtë arsye të lashë në Kretë, që ti të ndreqësh mirë çështjet që janë për t´u bërë dhe që, në çdo qytet, të caktosh pleq, ashtu siç të porosita;
-
5
|Tito 1:5|
secili prej tyre të jetë i paqortueshëm, bashkëshort i një gruaje të vetme, të ketë fëmijë besimtarë, që të mos përfliten për jetë të shthurur dhe për pandëgjesë.
-
6
|Tito 1:6|
Sepse peshkopi, si administrues i shtëpisë së Perëndisë duhet të jetë i paqortueshëm, jo arrogant, jo zemërak, jo i dhënë pas verës, jo i dhunshëm, jo njeri që lakmon fitim të turpshëm,
-
7
|Tito 1:7|
por mikpritës, mirëdashës, i urtë, i drejtë, i shenjtë, i përmbajtur,
-
8
|Tito 1:8|
që mban fort fjalën besnike siç i është mësuar, që të jetë në gjëndje me doktrinën e shëndoshë të këshillojë dhe bindë ata që kundërshtojnë.
-
9
|Tito 1:9|
Sepse ka, veçanërisht ndërmjet atyre që janë nga rrethprerja, shumë të pabindur, llafazanë dhe mashtrues, të cilëve u duhet mbyllur goja;
-
10
|Tito 1:10|
këta ngatërrojnë familje të tëra, duke mësuar ato që s´duhet, për fitim të ndyrë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10