-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Apocalipsis 1:1|
i cili dëshmoi fjalën e Perëndisë dhe dëshminë e Jezu Krishtit, dhe të gjitha gjërat që pa.
-
2
|Apocalipsis 1:2|
Lum ai që lexon dhe lum ata që dëgjojnë fjalët e kësaj profecie dhe që ruajnë ato që janë shkruar në të, sepse koha është afër.
-
3
|Apocalipsis 1:3|
Gjoni, shtatë kishave që janë në Azi: hir për ju dhe paqe nga ana e atij që është dhe që ishte dhe që do të vijë; edhe nga të shtatë frymërat që janë përpara fronit të tij,
-
4
|Apocalipsis 1:4|
dhe nga Jezu Krishti, dëshmitari besnik, i parëlinduri prej së vdekurish dhe Princ i mbretërve të dheut.
-
5
|Apocalipsis 1:5|
Atij që na deshi dhe na lau nga mëkatet tona në gjakun e tij, dhe na bëri mbretër dhe priftër për Perëndinë dhe Atin e tij, atij i qoftë lavdi dhe pushtet në shekuj të shekujve. Amen.
-
6
|Apocalipsis 1:6|
Ja, ai vjen me retë dhe çdo sy do ta shohë, edhe ata që e tejshpuan; dhe të gjitha fiset e dheut do të vajtojnë për të. Po, amen.
-
7
|Apocalipsis 1:7|
'Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi', thotë Zoti "që është dhe që ishte dhe që vjen, i Plotfuqishmi'.
-
8
|Apocalipsis 1:8|
Unë, Gjoni, që jam edhe vëllai juaj dhe pjestar bashkë me ju në pikëllimin, në mbretërinë dhe në durimin e Jezu Krishtit, isha në ishullin që quhet Patmos, për fjalën e Perëndisë dhe për dëshminë e Jezu Krishtit.
-
9
|Apocalipsis 1:9|
Isha në Frymë ditën e Zotit dhe dëgjova pas meje një zë të madh si nga një bori,
-
10
|Apocalipsis 1:10|
që thoshte: "Unë jam Alfa dhe Omega, i pari dhe i fundit, dhe çfarë sheh, shkruaji në një libër dhe ua dërgo shtatë kishave që janë në Azi: në Efes, në Smirnë, në Pergam, në Tiatirë, në Sardë, në Filadelfi dhe në Laodice'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10