-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|1 Reyes 1:1|
Tani mbreti David ishte plak dhe i shtyrë në moshë dhe, megjithëse e mbulonin me rroba, nuk ngrohej dot.
-
2
|1 Reyes 1:2|
Prandaj shërbëtorët e tij thanë: "Të kërkohet për mbretin, zotërinë tonë, një vajzë e virgjër që ta ndihmojë atë, të kujdeset për të dhe të flerë mbi gjirin e tij; kështu mbreti, zotëria jonë, do të mund të ngrohet.
-
3
|1 Reyes 1:3|
Atëherë kërkuan në të gjithë territorin e Izraelit një vajzë të bukur dhe gjetën Abishagin, Shunamiten, dhe e çuan te mbreti.
-
4
|1 Reyes 1:4|
Vajza ishte shumë e bukur, kujdesej për mbretin dhe i shërbente; por mbreti nuk e njohu.
-
5
|1 Reyes 1:5|
Adonijahut, birit të Hagithit, i qe rritur mendja, dhe thoshte: "Do të jem unë mbret!". Dhe gjeti qerre, kalorës dhe pesëdhjetë njerëz që të vraponin para tij.
-
6
|1 Reyes 1:6|
(I ati i tij nuk e kishte qortuar kurrë në jetën e tij, duke i thënë: "Pse bën kështu?". Edhe Adonijahu ishte shumë i bukur dhe kishte lindur mbas Absalomit).
-
7
|1 Reyes 1:7|
Ai u mor vesh me Joabin, birin e Tserujahut, dhe me priftin Abiathar, të cilët i vajtën pas Adonijahut dhe e ndihmuan.
-
8
|1 Reyes 1:8|
Por prifti Tsadok, Benajathi, bir i Jehojadit, profeti Nathan, Shimei, Rei dhe trimat e Davidit nuk ishin me Adonijahun.
-
9
|1 Reyes 1:9|
Adonijahu flijoi dele, qe dhe viça të majmë pranë shkëmbit të Zoheletit, që ndodhet afër kroit të Rogelit dhe ftoi të gjithë vëllezërit e tij, bij të mbretit, dhe të gjithë njerëzit e Judës që ishin në shërbim të mbretit.
-
10
|1 Reyes 1:10|
Por nuk ftoi profetin Nathan, as Banajahun, as trimat, as Salomonin, vëllanë e tij.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4