-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Oseas 1:1|
Fjala e Zotit që iu drejtua Oseas, birit të Beerit, në ditët e Uziahut, të Jothamit, të Ashazit dhe të Ezekias, mbretit të Judës, në ditët e Jeroboamit, birit të Joasit, mbret i Izraelit.
-
2
|Oseas 1:2|
Kur Zoti filloi t´i flasë Oseas, Zoti i tha atij: "Shko, merr për grua një prostitutë dhe ki fëmijë të kurvërisë, sepse vendi po kurvërohet duke u larguar nga Zoti".
-
3
|Oseas 1:3|
Kështu ai shkoi dhe mori për grua Gomeren, bijën e Diblaimit, e cila u mbars dhe i lindi një djalë.
-
4
|Oseas 1:4|
Atëherë Zoti i tha: "Vëri emrin Jezreel, sepse brenda një kohe të shkurtër unë do të marr hak për gjakun e derdhur në Jezreel mbi shtëpinë e Jehut dhe do t´i jap fund mbretërimit të shtëpisë së Izraelit.
-
5
|Oseas 1:5|
Po atë ditë do të ndodhë që unë do të thyej harkun e Izraelit në luginën e Jezreelit".
-
6
|Oseas 1:6|
Ajo u mbars përsëri dhe lindi një vajzë. Atëherë Zoti i tha Oseas: "Vëri emrin Lo-ruhamah, sepse nuk do të kem më mëshirë për shtëpinë e Izraelit, por do t´i heq të gjithë.
-
7
|Oseas 1:7|
Përkundrazi do të kem dhembshuri për shtëpinë e Judës dhe do t´i shpëtoj me anë të Zotit, Perëndisë së tyre; nuk do t´i shpëtoj me harkun as me shpatën apo me betejën, as me kuajt ose me kalorësit".
-
8
|Oseas 1:8|
Kur zvordhi Lo-ruhamahen, ajo u mbars dhe lindi një djalë.
-
9
|Oseas 1:9|
Atëherë Zoti i tha Oseas: "Vëri emrin Lo-ami, sepse ju nuk jeni populli im dhe unë nuk jam Perëndia juaj.
-
10
|Oseas 1:10|
Megjithatë numri i bijve të Izraelit do të jetë si rëra e detit, që nuk mund të matet as të llogaritet. Dhe do të ndodhë që në vend që t´u thuhet atyre: "Ju nuk jeni populli im", do t´u thuhet atyre: "Jeni bijtë e Perëndisë së gjallë".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4