-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Oseas 9:1|
Mos u gëzo, o Izrael, për të ngazëlluar si popujt e tjerë, sepse je kurvëruar duke u larguar nga Perëndia yt; ke dashur pagesën e prostitutës në të gjithë lëmenjtë e grurit.
-
2
|Oseas 9:2|
Lëmi dhe trokulli nuk do t´i ushqejnë dhe mushti do t´i lërë të zhgënjyer.
-
3
|Oseas 9:3|
Ata nuk do të banojnë në vendin e Zotit, por Efraimi do të kthehet në Egjipt dhe në Asiri do të hanë ushqime të papastra.
-
4
|Oseas 9:4|
Nuk do t´i bëjnë më libacione vere Zotit dhe flijimet e tyre nuk do të pëlqehen prej tij. Do të jenë për ta si një ushqim zie; kushdo që do ta hajë do të ndotet, sepse buka e tyre do të vlejë për t´i mbajtur në jetë, nuk do të hyjë në shtëpinë e Zotit.
-
5
|Oseas 9:5|
Çfarë do të bëni në ditët solemne dhe në ditët e kremtimit të Zotit?
-
6
|Oseas 9:6|
Sepse ja, ndonëse i kanë shpëtuar shkatërrimit, Egjipti do t´i mbledhë bashkë, Mofi do t´i varrosë; gjërat e tyre të çmuara prej argjendi do t´i pushtojnë hithrat, dhe në çadrat e tyre do të rriten ferrat.
-
7
|Oseas 9:7|
Kanë ardhur ditët e ndëshkimit, kanë ardhur ditët e shpagimit; Izraeli do ta mësojë. Profeti është një i pamend, njeriu i frymës flet përçart, për shkak të madhësisë së paudhësisë sate dhe të madhësisë së armiqësisë sate.
-
8
|Oseas 9:8|
Roja e Efraimit është me Perëndinë tim, por profeti yt është një lak i gjuetarit të zogjve në të gjitha rrugët e tij; ka armiqësi në shtëpinë e Perëndisë së tij.
-
9
|Oseas 9:9|
Ata u korruptuan thellë si në ditët e Gibeahut; por ai do ta mbajë mend paudhësinë e tyre, do të ndëshkojë mëkatet e tyre.
-
10
|Oseas 9:10|
"Unë gjeta Izraelin si rrushi në shkretëtirë, pashë etërit tuaj si fiqtë e parë mbi një fik të ri. Por, mbasi arritën në Baal-peor, u dhanë pas poshtërsisë dhe u bënë të neveritshëm si ajo që ata donin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4