-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Hageo 1:1|
Në vitin e dytë të mbretit Dar, në muajin e gjashtë, ditën e parë të muajit, fjala e Zotit iu drejtua me anë të profetit Hagai, Zorobabelit, birit të Shealtielit, qeveritar i Judës, dhe Jozueut, birit të Jehotsadakut, kryeprift, duke thënë:
-
2
|Hageo 1:2|
"Kështu thotë Zoti i ushtrive: Ky popull thotë: "Nuk ka ardhur ende koha, koha kur duhet të rindërtohet shtëpia e Zotit"".
-
3
|Hageo 1:3|
Atëherë fjala e Zotit iu drejtua atyre me anë të profetit Hagai, duke thënë:
-
4
|Hageo 1:4|
"A është vallë për ju koha për të banuar në shtëpitë tuaja të mbuluara mirë, ndërsa ky tempull është ende i rrënuar?".
-
5
|Hageo 1:5|
Prandaj Zoti i ushtrive thotë tani: "Mendohuni mirë për sjelljen tuaj!
-
6
|Hageo 1:6|
Ju keni mbjellë shumë, por keni korrur pak; ju hani por jo aq sa të ngopeni; ju pini, por jo aq sa të shuani etjen tuaj; ju visheni, por askush nuk rrin ngrohtë; ai që fiton një mëditje, e fiton për ta shtënë në një qese të shpuar".
-
7
|Hageo 1:7|
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Mendohuni mirë për sjelljen tuaj!
-
8
|Hageo 1:8|
Ngjituni ndër male, sillni lëndën dhe ndërtoni tempullin, që të mund të gëzohem për të dhe kështu të jem i përlëvduar", thotë Zoti.
-
9
|Hageo 1:9|
Ju prisnit shumë, por në realitet keni pasur pak; pastaj, kur e keni çuar në shtëpi, unë e shpërndava. Përse?", thotë Zoti i ushtrive, "për shkak të tempullit tim që është i rrënuar, ndërsa secili prej jush rend në shtëpinë e vet.
-
10
|Hageo 1:10|
Për këtë arsye qielli e ka ndalur vesën sipër jush dhe toka e ka mbajtur prodhimin e vet.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10