-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Hageo 2:1|
Në muajin e shtatë, në ditën e njëzetenjëtë të muajit, fjala e Zotit u drejtua me anë të profetit Hagai, duke thënë:
-
2
|Hageo 2:2|
"Foli tani Zorobabelit, birit të Shealtielit, qeveritar i Judës, dhe Jozueut, birit të Jehotsadakut, kryeprift, dhe pjesës tjetër të popullit, duke thënë:
-
3
|Hageo 2:3|
"Cili prej jush ka mbetur nga ata që e kanë parë këtë tempull në lavdinë e tij të mëparshme? Dhe si po e shikoni tani? Në krahasim me atë, a nuk është kjo asgjë para syve tuaj?
-
4
|Hageo 2:4|
Dhe tani ji i fortë, Zorobabel", thotë Zoti, "ji i fortë, Jozue, bir i Jehotsadakut, kryeprift; ji i fortë, o mbarë popull i vendit", thotë Zoti, "dhe i hyni punës, sepse unë jam me ju", thotë Zoti i ushtrive,
-
5
|Hageo 2:5|
"sipas fjalës së besëlidhjes që lidha me ju kur dolët nga Egjipti, kështu Fryma ime qëndron midis jush. Mos kini frikë".
-
6
|Hageo 2:6|
Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: "Edhe një herë, pas pak, unë do t´i bëj të dridhen qiejtë dhe dheun, detin dhe sterenë;
-
7
|Hageo 2:7|
do t´i bëj të dridhen gjithë kombet; dëshira e gjithë kombeve do të vijë dhe unë do ta mbush këtë tempull me lavdi", thotë Zoti i ushtrive.
-
8
|Hageo 2:8|
"Argjendi është imi, ari është imi", thotë Zoti i ushtrive.
-
9
|Hageo 2:9|
"Lavdia e këtij tempulli të fundit do të jetë më e madhe nga ajo e të mëparshmit", thotë Zoti i ushtrive; "dhe në këtë vend unë do të sjell paqen"", thotë Zoti i ushtrive.
-
10
|Hageo 2:10|
Në ditën e njezet e katërt të muajit të nëntë, në vitin e dytë të Darit, fjala e Zotit u drejtua me anë të profetit Hagai, duke thënë:
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Josué 22-24