-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Números 1:1|
Zoti i foli akoma Moisiut në shkretëtirën e Sinait, në çadrën e mbledhjes, ditën e parë të muajit të dytë, gjatë vitit të dytë nga dalja e tyre nga vendi i Egjiptit, dhe i tha:
-
2
|Números 1:2|
"Bëni regjistrimin e gjithë asamblesë së bijve të Izraelit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar një për një emrat e çdo mashkulli.
-
3
|Números 1:3|
Nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që në Izrael mund të shkojnë në luftë; ti dhe Aaroni do t´i regjistroni, grup pas grupi.
-
4
|Números 1:4|
Dhe me ju do të jetë një burrë për çdo fis, një që të jetë i pari i shtëpisë së atit të tij.
-
5
|Números 1:5|
Këta janë emrat e burrave që do të jenë me ju. nga Ruben, Elitsur, bir i Shedeurit;
-
6
|Números 1:6|
nga Simeoni, Shelumieli, bir i Tsurishadait;
-
7
|Números 1:7|
nga Juda, Nahshoni, bir i Aminadabit;
-
8
|Números 1:8|
nga Isakari, Nethaneeli, bir i Tsuarit;
-
9
|Números 1:9|
nga Zabuloni, Eliabi, bir i Helonit;
-
10
|Números 1:10|
nga bijtë e Jozefit, për Efraimin, Elishama, bir i Amihudit; për Manasën, Gamalieli, bir i Pedahtsurit;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Santiago 1-5