- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									30
									 
									 
									|Números 35:30|
									Në qoftë se dikush vret një person, vrasësi do të vritet në bazë të deponimit të dëshmitarëve; por nuk do të dënohet askush në bazë të deponimit të një dëshmitari të vetëm.									
									    
								 
- 
									
									31
									 
									 
									|Números 35:31|
									Nuk do të pranoni asnjë çmim për shpengimin e jetës së një vrasësi që është dënuar me vdekje, sepse ai duhet të vritet.									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|Números 35:32|
									Nuk do të pranoni asnjë çmim për shpengimin e një vrasësi që ka ikur në qytetin e tij të strehimit, me qëllim që të kthehet të banojë në tokën e tij para vdekjes së kryepriftit.									
									    
								 
- 
									
									33
									 
									 
									|Números 35:33|
									Nuk do të ndotni vendin ku jetoni, sepse gjaku ndot vendin; nuk mund të bëhet asnjë shlyerje për vendin, për gjakun që është derdhur në të veçse me anë të gjakut të atij që e ka derdhur.									
									    
								 
- 
									
									34
									 
									 
									|Números 35:34|
									Nuk do të ndotni, pra, vendin ku banoni, dhe në mes të të cilit banoj edhe unë, sepse unë jam Zoti që banon midis bijve të Izraelit.									
									    
								 
- 
									
									1
									 
									 
									|Números 36:1|
									Kryefamiljarët e bijve të Galaadit, birit të Makielit, bir i Manasit, të familjeve të bijve të Jozefit, u ngritën më këmbë dhe i dolën përpara Moisiut dhe prijësve, kryefamiljarëve të bijve të Izraelit,									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Números 36:2|
									dhe thanë: "Zoti ka urdhëruar zotërinë time t´u japë në trashëgimi me short vendin e bijve të Izraelit; zotëria ime ka marrë gjithashtu urdhërin e Zotit t´u japë trashëgiminë e vëllait tonë Tselofehad bijave të tij.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Números 36:3|
									Në qoftë se ato martohen me një nga bijtë e fiseve të tjera të Izraelit, trashëgimia e tyre do të hiqet nga trashëgimia e etërve tanë dhe do t´i shtohet trashëgimisë së fisit në të cilin do të hyjnë;  kështu do të hiqet nga trashëgimia që na ra  në short.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Números 36:4|
									Kur të vijë jubileu i bijve të Izraelit, trashëgimia e tyre do t´i shtohet trashëgimisë së fisit të cilit i përkasin tani; kështu trashëgimia e tyre do të hiqet nga trashëgimia e fisit të etërve tanë".									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Números 36:5|
									Atëherë Moisiu urdhëroi bijtë e Izraelit simbas porosisë që kishte nga Zoti, duke thënë: "Fisi i bijve të Jozefit e ka mirë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18