-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Números 36:1|
Kryefamiljarët e bijve të Galaadit, birit të Makielit, bir i Manasit, të familjeve të bijve të Jozefit, u ngritën më këmbë dhe i dolën përpara Moisiut dhe prijësve, kryefamiljarëve të bijve të Izraelit,
-
2
|Números 36:2|
dhe thanë: "Zoti ka urdhëruar zotërinë time t´u japë në trashëgimi me short vendin e bijve të Izraelit; zotëria ime ka marrë gjithashtu urdhërin e Zotit t´u japë trashëgiminë e vëllait tonë Tselofehad bijave të tij.
-
3
|Números 36:3|
Në qoftë se ato martohen me një nga bijtë e fiseve të tjera të Izraelit, trashëgimia e tyre do të hiqet nga trashëgimia e etërve tanë dhe do t´i shtohet trashëgimisë së fisit në të cilin do të hyjnë; kështu do të hiqet nga trashëgimia që na ra në short.
-
4
|Números 36:4|
Kur të vijë jubileu i bijve të Izraelit, trashëgimia e tyre do t´i shtohet trashëgimisë së fisit të cilit i përkasin tani; kështu trashëgimia e tyre do të hiqet nga trashëgimia e fisit të etërve tanë".
-
5
|Números 36:5|
Atëherë Moisiu urdhëroi bijtë e Izraelit simbas porosisë që kishte nga Zoti, duke thënë: "Fisi i bijve të Jozefit e ka mirë.
-
6
|Números 36:6|
Kjo është ajo që Zoti urdhëron lidhur me bijat e Tselofehadit: "Ato mund të martohen me cilindo që u duket i përshtatshëm, mjafton që të martohen në një familje që bën pjesë në fisin e etërve të tyre".
-
7
|Números 36:7|
Kështu trashëgimia e bijve të Izraelit nuk do të kalojë nga një fis në tjetrin, sepse çdo bir i Izraelit do të mbetet i lidhur me trashëgiminë e fisit të etërve të tij.
-
8
|Números 36:8|
Dhe çdo vajzë që zotëron një trashëgimi në një nga fiset e bijve të Izraelit, do të martohet me një burrë që i përket një familjeje të fisit të atit të saj; kështu çdo bir i Izraelit do të ruajë trashëgiminë e etërve të tij.
-
9
|Números 36:9|
Në këtë mënyrë asnjë trashëgimi nuk do të kalojë nga një fis në tjetrin, por secili fis i bijve të Izraelit do të mbetet i lidhur me trashëgiminë e tij".
-
10
|Números 36:10|
Bijat e Tselofehadit vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Pedro 1-5