-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Números 17:1|
Pastaj Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
-
2
|Números 17:2|
"Folu bijve të Izraelit dhe bëj që të të japin shufra, një për çdo shtëpi të etërve të tyre, domethënë dymbëdhjetë shufra nga të gjithë prijësit e tyre simbas shtëpive të etërve të tyre; do të shkruash emrin e secilit mbi shufrën e tij;
-
3
|Números 17:3|
dhe do të shkruash emrin e Aaronit mbi shufrën e Levit, sepse do të ketë një shufër për çdo kryetar të shtëpive të etërve të tyre.
-
4
|Números 17:4|
Pastaj do t´i vësh në çadrën e mbledhjes, përpara dëshmisë, ku unë takohem me ju.
-
5
|Números 17:5|
Dhe do të ndodhë që shufra e njeriut që unë zgjedh, do të lulëzojë dhe unë do të bëj që të pushojnë murmuritjet e bijve të Izraelit kundër jush".
-
6
|Números 17:6|
Kështu Moisiu u foli bijve të Izraelit dhe të gjithë prijësit e tyre i dhanë secili një shufër, simbas shtëpive të etërve të tyre, domethënë dymbëdhjetë shufra; dhe shufra e Aaronit ishte midis shufrave të tyre.
-
7
|Números 17:7|
Pastaj Moisiu i vuri këto shufra përpara Zotit në çadrën e dëshmisë.
-
8
|Números 17:8|
Të nesërmen Moisiu hyri në çadrën e dëshmisë; dhe ja, shufra e Aaronit për shtëpinë e Levit kishte lulëzuar; kishte nxjerrë lastarë, kishte çelur lule dhe kishte prodhuar bajame.
-
9
|Números 17:9|
Atëherë nxori tërë shufrat jashtë pranisë së Zotit, përpara të gjithë bijve të Izraelit; dhe ata i panë dhe secili mori shufrën e vet.
-
10
|Números 17:10|
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ktheja shufrën Aaronit përpara çadrës së dëshmisë, me qëllim që të ruhet si një shenjë qortimi për rebelët, me qëllim që të marrin fund murmuritjet e tyre kundër meje dhe ata të mos vdesin".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Pedro 1-5