-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|2 Pedro 1:1|
Duke qenë se fuqia e tij hyjnore na dhuroi të gjitha gjërat që i takojnë jetës dhe perëndishmërisë, me anë të njohjes së atij që na thirri me lavdinë dhe virtytin e vet,
-
2
|2 Pedro 1:2|
me anë të të cilave na u dhuruan premtimet e çmueshme dhe shumë të mëdha, që nëpërmjet tyre të bëheni pjestarë të natyrës hyjnore, duke i shpëtuar prishjes që është në botë për shkak të lakmisë.
-
3
|2 Pedro 1:3|
Edhe ju, për të njëjtën arsye, duke bërë çdo përpjekje, t´i shtoni besimit tuaj virtytin, dhe virtytit diturinë,
-
4
|2 Pedro 1:4|
diturisë vetkontroll, vetkontrollit qëndresën, qëndresës perëndishmerinë,
-
5
|2 Pedro 1:5|
mëshirës dashurinë vëllazërore dhe dashurisë vëllazërore dashurinë.
-
6
|2 Pedro 1:6|
Sepse nëse këto gjëra gjendën në ju me shumicë, nuk do t´ju lejojnë të bëheni përtacë dhe as të pafryt në njohjen e Zotit tonë Jezu Krisht.
-
7
|2 Pedro 1:7|
Sepse ai që nuk i ka këto gjëra është i verbër dhe dritëshkurtër, sepse harroi pastrimin nga mëkatet e tij të vjetër.
-
8
|2 Pedro 1:8|
Prandaj, vëllezër, përpiquni gjithnjë e më shumë ta përforconi thirrjen dhe zgjedhjen tuaj, sepse, duke bërë këto gjëra, nuk do të pengoheni kurrë.
-
9
|2 Pedro 1:9|
Sepse kështu begatisht do t´ju hapet hyrja në mbretërinë e amshuar të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.
-
10
|2 Pedro 1:10|
Prandaj nuk do të lë pas dore t´ju kujtoj vazhdimish këto gjëra, ndonëse ju i dini dhe jeni të patundur në këtë të vërtetë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4