-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|2 Pedro 1:11|
Por unë mendoj se është e drejtë, përderisa jam në këtë tendë, t´ju mbaj zgjuar duke ua sjellë këto gjëra ndër mend,
-
12
|2 Pedro 1:12|
duke ditur se, së shpejti më duhet ta lë këtë tendën time, sikurse ma tregoi Zoti ynë Jezu Krisht.
-
13
|2 Pedro 1:13|
Por do të kujdesem që, edhe pas largimit tim, ju të mund t´i kujtoni gjithnjë këto gjëra.
-
14
|2 Pedro 1:14|
Sepse nuk jua bëmë të njohur fuqinë dhe ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht, duke shkuar pas përralla të sajuara me mjeshtri, por sepse jemi dëshmitarë okular e madhështisë së tij.
-
15
|2 Pedro 1:15|
Sepse ai mori nder dhe lavdi nga Perëndia Atë, kur i erdhi ky zë nga lavdia e madhërishme: "Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur'.
-
16
|2 Pedro 1:16|
Dhe ne e dëgjuam këtë zë që vinte nga qielli, kur qemë bashkë me të në malin e shenjtë.
-
17
|2 Pedro 1:17|
Ne e kemi edhe më të vërtetuar fjalën profetike, të cilën bëni mirë ti kushtoni kujdes, si një kandil që ndriçon në një vend të errët, derisa të zbardhë dita dhe ylli i dritës të lindë në zemrat tuaja,
-
18
|2 Pedro 1:18|
duke ditur së pari këtë: që asnjë profeci e Shkrimit nuk është objekt i interpretimeve të veçanta.
-
19
|2 Pedro 1:19|
Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë.
-
20
|2 Pedro 1:20|
Por ka pasur edhe profetë të rremë midis popullit, ashtu si do të ketë midis jush mësues të rremë, të cilët do të fusin fshehurazi herezi shkatërruese dhe, duke mohuar Zotërinë që i bleu ata, do të tërheqin mbi vete një shkatërrim të shpejtë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4