-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|1 Samuel 1:1|
Ishte një njeri nga Ramathaim-Tsofini, nga zona malore e Efraimit, që quhej Elkanah; ishte bir i Jerohamit, bir i Elihut, bir i Tohut dhe bir i Efraimitit Tsuf.
-
2
|1 Samuel 1:2|
Ai kishte dy gra: e para quhej Ana dhe tjetra Penina. Penina kishte fëmijë, kurse Ana nuk kishte.
-
3
|1 Samuel 1:3|
Çdo vit ky njeri nisej nga qyteti i tij për të adhuruar dhe për t´i ofruar flijime Zotit të ushtërive në Shiloh, ku gjendeshin dy bijtë e Efraimit, Hofni dhe Finehasi, priftërinj të Zotit.
-
4
|1 Samuel 1:4|
Kur i vinte dita Elkanahut të ofronte flijimin, ai kishte zakon t´u jepte pjesën që u takonte gruas së tij Penina dhe pjesët gjithë bijve dhe bijave të tij;
-
5
|1 Samuel 1:5|
por Anës i jepte një pjesë të dyfishtë, sepse e donte Anën, megjithëse Zoti ia kishte mbyllur barkun.
-
6
|1 Samuel 1:6|
Por shemra e saj e ngacmonte vazhdimisht për ta zëmëruar, sepse Zoti ia kishte mbyllur barkun.
-
7
|1 Samuel 1:7|
Kështu ndodhte çdo vit; sa herë që Ana ngjitej në shtëpinë e Zotit, Penina e ngacmonte; prandaj ajo qante dhe nuk hante më.
-
8
|1 Samuel 1:8|
Atëherë burri i saj Elkanahu i tha: "Ana, pse qan? Pse nuk ha? Pse është trishtuar zemra jote? A nuk jam unë për ty më i mirë se dhjetë fëmijë?".
-
9
|1 Samuel 1:9|
Pasi hëngrën dhe pinë në Shiloh, Ana u ngrit. Prifti Eli ishte ulur mbi ndenjësen që ndodhet në hyrje të tabernakullit të Zotit.
-
10
|1 Samuel 1:10|
Në trishtimin e shpirtit të saj i lutej Zotit duke qarë me dënesë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4