- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|1 Samuel 1:21|
									Atëherë burri i saj Elkanahu u ngjit me gjithë familjen e tij për t´i ofruar Zotit flijimin vjetor dhe për të plotësuar kushtin e lidhur.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|1 Samuel 1:22|
									Por Ana nuk u ngjit, sepse i tha burrit të saj: "Unë nuk do të ngjitem deri sa fëmija të jetë zvjerdhur; atëherë do ta çoj me qëllim që ta paraqes para Zotit dhe të mbetet pranë tij për gjithnjë".									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|1 Samuel 1:23|
									Burri i saj, Elkanahu, iu përgjegj: "Bëj si të të duket më mirë; qëndro deri sa të të jetë zvjerdhur, mjaft që Zoti ta mbajë fjalën!". Kështu gruaja mbeti në shtëpi dhe i dha gji birit të saj deri sa ky u zvordh.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|1 Samuel 1:24|
									Mbasi e zvordhi e mori me vete, bashkë me tri dema të vegjël, një efë mielli dhe një calik verë; dhe i çoi në shtëpinë e Zotit në Shiloh. Djali ishte akoma shumë i vogël.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|1 Samuel 1:25|
									Pastaj ata flijuan një dem dhe ia çuan djalin Elit.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|1 Samuel 1:26|
									Ana i tha: "Imzot! Ashtu siç është e vërtetë që jeton shpirti yt, o imzot, unë jam ajo grua që rrinte këtu, afër teje, dhe i lutej Zotit.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|1 Samuel 1:27|
									Jam lutur për të pasur këtë djalë, dhe Zoti më dha atë që i kisha kërkuar.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|1 Samuel 1:28|
									Prandaj edhe unë ia fal Zotit; deri sa të rrojë, ai do t´i kushtohet Zotit". Dhe aty ranë përmbys para Zotit.									
									    
								 
- 
									
									1
									 
									 
									|1 Samuel 2:1|
									Atëherë Ana u lut dhe tha: "Zemra ime ngazëllohet në Zotin, forca ime ngrihet tek i Zoti; goja ime hapet kundër armiqve të mi, sepse gëzohem nga shpëtimi yt.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|1 Samuel 2:2|
									Nuk ka asnjë të shenjtë si Zoti, sepse nuk ka asnjë tjetër vëç teje, nuk ka asnjë shkëmb si Perëndia ynë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15