- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									23
									 
									 
									|1 Samuel 2:23|
									dhe u tha atyre: "Pse bëni gjëra të tilla? Sepse dëgjoj nga tërë populli për veprimet tuaja të këqija.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|1 Samuel 2:24|
									Mos, bijtë e mi, sepse zërat që dëgjoj për ju nuk janë aspak të mira; ju e shtyni popullin e Zotit të mëkatojë.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|1 Samuel 2:25|
									Në rast se një njeri mëkaton kundër një njeriu tjetër, Perëndia e gjykon, por në rast se një njeri mëkaton kundër Zotit, kush do të ndërhyjë për të?". Por ata nuk e dëgjuan zërin e atit të tyre, sepse Zoti dëshironte të vdisnin.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|1 Samuel 2:26|
									Ndërkaq fëmija Samuel po rritej në shtat dhe në mirëdashjen e Zotit dhe të njerëzve.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|1 Samuel 2:27|
									Një njeri i Perëndisë erdhi tek Eli dhe i tha: "Kështu flet Zoti: A nuk u shfaqa në shtëpinë e atit tënd, kur në Egjipt ata ishin skllevër të shtëpisë së Faraonit?									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|1 Samuel 2:28|
									Nuk e kam zgjedhur unë midis gjithë fiseve të Izraelit, që të jetë prifti im, të ngjitet te altari im, të djegë temjanin dhe të veshë efodin para meje? Dhe a nuk kam qenë unë ai që i dha shtëpisë  së atit tënd tërë flijimet e djegura të bijve  të Izraelit të bëra me zjarr?									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|1 Samuel 2:29|
									Pse pra i përçmoni flijimet dhe blatimet e mia që kam urdhëruar të bëhen në banesën time, dhe pse nderoni më tepër fëmijët tuaj se mua, duke u trashur me pjesën më të mirë të blatimeve të Izraelit, të popullit tim?									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|1 Samuel 2:30|
									Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Unë kisha shpallur që shtëpia jote dhe shtëpia e atit tënd do të kishin ecur gjithnjë para meje, por tani Zoti thotë: Qoftë larg meje kjo gjë; sepse  unë nderoj ata që më nderojnë, por ata që më  përçmojnë do të përçmohen gjithashtu nga ana ime.									
									    
								 
- 
									
									31
									 
									 
									|1 Samuel 2:31|
									Ja, po vijnë ditët kur unë do të shkatërroj forcën tënde dhe forcën e shtëpisë së atit tënd në mënyrë që të mos ketë më asnjë plak në shtëpinë tënde.									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|1 Samuel 2:32|
									Dhe ke për të parë mjerimin e banesës sime, ndonëse dhe Perëndia i ka bërë aq të mira Izraelit, nuk do të ketë kurrë më asnjë plak në shtëpinë tënde.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18