-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Hebreos 1:1|
së fundi, këto ditë na ka folur me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë.
-
2
|Hebreos 1:2|
Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri vetë pastrimin nga mëkatet tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta,
-
3
|Hebreos 1:3|
edhe u bë aq më i lartë nga engjëjt, sa më të madhërueshëm se ata është emri që ai e trashëgoi.
-
4
|Hebreos 1:4|
Sepse cilit nga engjëjt i tha ndonjë herë: "Ti je Biri im, sot më je lindur'? Edhe përsëri: "Unë do t´i jem Atë, dhe ai do të më jetë Bir'?
-
5
|Hebreos 1:5|
Dhe akoma, kur ta shtjerë të Parëlindurin në botë, thotë: "Le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Perëndisë'.
-
6
|Hebreos 1:6|
Kurse për engjëjt thotë: "Engjëjt e vet ai i bën erëra, dhe shërbenjësit e tij flakë zjarri';
-
7
|Hebreos 1:7|
ndërsa për të Birin thotë: "Froni yt, o Perëndi është në shekuj të shekujve; skeptri i mbretërisë sate është skeptër drejtësie.
-
8
|Hebreos 1:8|
E ke dashur drejtësinë dhe e ke urryer paudhësinë; prandaj Perëndia, Perëndia yt, të vajosi me vaj gëzimi përmbi shokët e tu'.
-
9
|Hebreos 1:9|
Edhe: "Ti, o Perëndi, në krye themelove tokën dhe qiejt janë vepër e duarve të tu.
-
10
|Hebreos 1:10|
Ata do të prishen, por ti mbetesh; edhe të gjithë do të vjetrohen si rrobë,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4