- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Hebreos 10:1|
									Por në këto flijime përtërihet çdo vit kujtimi i mëkateve,									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Hebreos 10:2|
									sepse është e pamundur që gjaku i demave dhe i cjepve të heqë mëkatët.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Hebreos 10:3|
									Prandaj, duke hyrë në botë, ai thotë: "Ti nuk deshe as flijim as mblatë, po bëre gati për mua një trup;									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Hebreos 10:4|
									ti nuk pëlqeve as olokauste as flijimet për mëkatin.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Hebreos 10:5|
									Atëherë unë thashë: "Ja, unë po vij; në rotullin e librit është shkruar për mua; për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd"'.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Hebreos 10:6|
									Mbasi tha: "Ti nuk deshe as flijim as mblatë, as olokauste as flijime për mëkatin, që të blatohen sipas ligjit',									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Hebreos 10:7|
									ai shtoi: "Ja, unë vij për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd'. Ai heq të parën, që të vërë të dytën.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Hebreos 10:8|
									Prej këtij vullneti, ne jemi shenjtëruar me anë të kushtimit të trupit të Jezu Krishtit, që u bë një herë për të gjithë.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Hebreos 10:9|
									Dhe ndërsa çdo prift rri përdita në këmbë duke shërbyer dhe duke mblatuar shpesh herë të njëjtat flijime, që nuk mund të heqin kurrë mëkatet,									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Hebreos 10:10|
									ai, përkundrazi, pasi dha për gjithnjë një flijim të vetëm për mëkatet, u vu të rrijë në të djathtën e Perëndisë,									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15