- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Hebreos 10:21|
									Le të mbajmë të patundur rrëfimin e shpresës sonë, sepse besnik është ai që premtoi.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Hebreos 10:22|
									Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t´u nxitur për dashuri dhe vepra të mira,									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Hebreos 10:23|
									pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Hebreos 10:24|
									Sepse, në qoftë se ne mëkatojmë me dashje mbasi kemi marrë dijeni të së vërtetës, nuk mbetet më asnjë flijim për mëkatet,									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Hebreos 10:25|
									por vetëm një pritje gjyqi e tmerrshme dhe një e ndezur zjarri që do të përpijë kundërshtarët.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Hebreos 10:26|
									Kushdo që shkel ligjin e Moisiut vritet pa mëshirë me deponimet e dy ose tre dëshmitarëve.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Hebreos 10:27|
									Ç´dënim më të keq meriton, sipas mendimit tuaj, ai që ka shkelur me këmbë Birin e Perëndisë dhe e ka konsideruar profan gjakun e Besëlidhjes me të cilin u shenjtërua, dhe ka fyer Frymën e hirit?									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Hebreos 10:28|
									Sepse ne e dimë atë që ka thënë: "Hakmarrja më takon mua, unë do ta jap shpagimin', thotë Perëndia. Dhe përsëri: "Perëndia do të gjykojë popullin e vet'.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Hebreos 10:29|
									Gjë e tmerrshme është të bjerë njeriu në duart e Perëndisë së gjallë.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Hebreos 10:30|
									Dhe tani sillni ndërmend ditët e mëparshme, në të cilat, pasi u ndriçuat, keni duruar një luftë të madhe vuajtjesh,									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18