-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Hebreos 4:1|
Në fakt neve si edhe atyre u ishte shpallur lajmi i mirë, por fjala e predikimit nuk u dha dobi fare, sepse nuk qe e bashkuar me besimin tek ata që e dëgjuan.
-
2
|Hebreos 4:2|
Sepse ne që besuam hyjmë në prehje, siç tha ai: "Kështu u përbetova në mërinë time: nuk do të hyjnë në prehjen time', ndonëse veprat e tij u mbaruan që kur se u krijua bota.
-
3
|Hebreos 4:3|
Sepse diku ai ka thënë kështu për të shtatën ditë: "Dhe Perëndia u preh të shtatën ditë nga të gjitha veprat e tij';
-
4
|Hebreos 4:4|
dhe po aty: "Nuk do të hyjnë në prehjen time'.
-
5
|Hebreos 4:5|
Mbasi, pra, mbetet që disa të hyjnë në të, ndërsa ata që u ungjillzuan më përpara nuk hyjnë për shkak të mosbesimit të tyre,
-
6
|Hebreos 4:6|
ai cakton përsëri një ditë: "Sot", duke thënë, mbas kaq kohe, me gojën e Davidit: "Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij, mos u bëni zemërgur'.
-
7
|Hebreos 4:7|
Sepse, në qoftë se Jozueu do t´u kishte dhënë prehje, Perëndia nuk do të kishte folur për një ditë tjetër.
-
8
|Hebreos 4:8|
Mbetet, pra, një pushim i së shtunës për popullin e Perëndisë.
-
9
|Hebreos 4:9|
Sepse kush ka hyrë në prehjen e tij, ka bërë pushim edhe ai nga veprat e veta, ashtu si Perëndia nga të tijat.
-
10
|Hebreos 4:10|
Le të përpiqemi, pra, të hyjmë në atë prehje, që askush të mos bjerë në atë shëmbull të mosbindjes.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 15-16