-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Hebreos 7:1|
dhe Abrahami i dha atij edhe të dhjetën e të gjithave. Emri i tij do të thotë më së pari "mbreti i drejtësisë", dhe pastaj edhe "mbreti i Salemit", domethënë "mbreti i paqes".
-
2
|Hebreos 7:2|
Pa atë, pa nënë, pa gjenealogji, pa pasur as fillim ditësh as fund jete, por i përngjashëm me Birin e Perëndisë, ai mbetet prift në amshim.
-
3
|Hebreos 7:3|
Merrni me mend, pra, sa i madh ishte ky, të cilit Abrahami i dha të dhjetën e plaçkës.
-
4
|Hebreos 7:4|
Edhe ata nga bijtë e Levit që marrin priftërinë kanë porosi sipas ligjit të marrin të dhjetën nga populli, pra, nga vëllezërit e tyre, megjithse edhe ata kanë dalë nga mesi i Abrahamit;
-
5
|Hebreos 7:5|
ndërsa ky, Melkisedeku, ndonëse nuk e kishte gjenealogjinë prej atyre, mori të dhjetën nga Abrahami dhe bekoi atë që kishte premtimet.
-
6
|Hebreos 7:6|
Dhe s´ka kundërshtim se më i vogli bekohet nga më i madhi.
-
7
|Hebreos 7:7|
Veç kësaj ata që i marrin të dhjetat janë njerëzit që vdesin, kurse atje i merr ai për të cilin dëshmohet se rron.
-
8
|Hebreos 7:8|
Dhe, që të them kështu, vetë Levi, që merr të dhjetat, dha të dhjeta te Abrahami, sepse ishte ende në mesin e t´et, kur Melkisedeku i doli përpara.
-
9
|Hebreos 7:9|
Sepse, po të ishte përkryerja me anë të priftërisë levitike (sepse populli e mori ligji nën atë), ç´nevojë kishte të dilte një prift tjetër sipas rendit të Melkisedekut dhe të mos caktohet sipas rendit të Aaronit?
-
10
|Hebreos 7:10|
Sepse, po të ndërrohet priftëria, domosdo ndërrohet edhe ligji.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4