-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Marcos 1:1|
Fillimi i Ungjillit të Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë.
-
2
|Marcos 1:2|
Ashtu si është shkruar tek profetët: "Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim para fytyrës tënde, i cili do të përgatit udhën tënde përpara teje.
-
3
|Marcos 1:3|
Ka një zë që bërtet në shkretëtirë: "Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"'.
-
4
|Marcos 1:4|
Gjoni erdhi në shkretëtirë duke pagëzuar dhe duke predikuar një pagëzim pendese për faljen e mëkateve.
-
5
|Marcos 1:5|
Dhe gjithë vendi i Judës dhe ata nga Jeruzalemi shkonin tek ai, dhe pagëzoheshin të gjithë nga ai në lumin Jordan, duke rrëfyer mëkatet e tyre.
-
6
|Marcos 1:6|
Por Gjoni ishte i veshur me lesh deveje, mbante një brez lëkure përreth ijëve dhe ushqehej me karkaleca dhe me mjaltë të egër.
-
7
|Marcos 1:7|
Ai predikonte duke thënë: "Pas meje po vjen një që është më i fortë se unë. Unë nuk jam i denjë as të ulem para tij për t´i zgjidhur lidhësat e sandaleve të tij.
-
8
|Marcos 1:8|
Unë ju pagëzova me ujë, ndërsa ai do t´ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë'.
-
9
|Marcos 1:9|
Dhe ndodhi në ato ditë që Jezusi erdhi nga Nazareti i Galilesë dhe u pagëzua nga Gjoni në Jordan.
-
10
|Marcos 1:10|
Dhe menjëherë, kur po dilte nga uji, pa se qiejtë po hapeshin dhe Fryma po zbriste mbi të si një pëllumb.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Santiago 1-5