-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Marcos 8:1|
Në ato ditë, duke qenë se u mblodh një turmë shumë e madhe dhe s´kishin ç´të hanin, Jezusi i thirri dishepujt e vet dhe u tha atyre:
-
2
|Marcos 8:2|
'Kam mëshirë për këtë turmë, sepse u bënë tri ditë që po rri me mua, dhe nuk ka ç´të hajë.
-
3
|Marcos 8:3|
Dhe po t´i nis të pa ngrënë në shtëpitë e tyre, do të mbeten udhës; disa prej tyre kanë ardhur që nga larg'.
-
4
|Marcos 8:4|
Dhe dishepujt e tij iu përgjigjën: "Si do të mund t´i ngopte me bukë këta dikush, këtu në shkretëtirë?'.
-
5
|Marcos 8:5|
Dhe ai i pyeti: "Sa bukë keni?'. Ata i thanë: "Shtatë'.
-
6
|Marcos 8:6|
Atëherë ai e urdhëroi turmën të ulet për tokë; dhe mori të shtatë bukët, falënderoi, i theu dhe ua dha dishepujve të vet që t´ia shpërndajnë turmës; dhe ata ia shpërndanë.
-
7
|Marcos 8:7|
Kishin edhe disa peshq të vegjël; mbasi i bekoi, urdhëroi që edhe ata t´i shpërndahen turmës.
-
8
|Marcos 8:8|
Kështu ata hëngrën dhe u ngopën; dhe dishepujt çuan shtatë kosha me copat që tepruan.
-
9
|Marcos 8:9|
Ata që hëngrën ishin rreth katër mijë veta; pastaj i lejoi.
-
10
|Marcos 8:10|
Dhe menjëherë hypi në barkë me dishepujt e vet dhe shkoi në rrethinën e Dalmanutës.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 17-19