-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Marcos 11:1|
Tani kur iu afruan Jeruzalemit, drejt Betfage dhe Betania, afër malit të Ullinjve, Jezusi dërgoi dy nga dishepujt e vet,
-
2
|Marcos 11:2|
duke u thënë: "Shkoni në fshatin përballë dhe, posa të hyni aty, do të gjeni një kërriç të lidhur, mbi të cilin akoma nuk ka hipur askush; zgjidheni dhe ma sillni.
-
3
|Marcos 11:3|
Dhe në se ndokush iu thotë: "Pse po veproni kështu?", përgjigjuni: "I duhet Zotit. Ai do ta kthejë menjëherë këtu"'.
-
4
|Marcos 11:4|
Ata shkuan dhe e gjetën kërriçin të lidhur afër një dere, në rrugë, dhe e zgjidhën.
-
5
|Marcos 11:5|
Disa nga të pranishmit u thanë atyre: "Ç´po bëni? Pse po e zgjidhni kërriçin?'.
-
6
|Marcos 11:6|
Këta iu përgjigjën ashtu si u kishte thënë Jezusi dhe ata i lanë të shkojnë.
-
7
|Marcos 11:7|
Atëherë ia çuan Jezusit kërriçin, vunë mbi të mantelet e tyre dhe ai u ul mbi të.
-
8
|Marcos 11:8|
Shumë njerëz i shtronin rrobat e tyre rrugës dhe të tjerë pritnin degë nga pemët dhe i hidhnin rrugës.
-
9
|Marcos 11:9|
Dhe si ata që pararendnin, edhe ata që ndiqnin Jezusin, thërrisnin dhe thonin: "Hosana! Bekuar është ai që vjen në emër të Zotit!
-
10
|Marcos 11:10|
E bekuar është mbretëria e Davidit, atit tonë, që vjen në emër të Zotit. Hosana në vendet shumë të larta!'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 17-19