-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Marcos 3:1|
Pastaj ai hyri përsëri në sinagogë dhe aty ishte një njeri që kishte një dorë të tharë.
-
2
|Marcos 3:2|
Dhe ata po e ruanin në se do ta shëronte në ditën e së shtunës, që pastaj ta paditnin.
-
3
|Marcos 3:3|
Dhe ai i tha njeriut që e kishte dorën të tharë: "Çohu në mes të të gjithëve!'.
-
4
|Marcos 3:4|
Dhe u tha atyre: "A është e lejueshme ditën e së shtunës të bësh të mirë apo të keqe, të shpëtosh një jetë apo ta vrasësh?'. Por ata heshtnin.
-
5
|Marcos 3:5|
Atëherë ai, si i shikoi rreth e qark me zemërim, i hidhëruar për ngurtësinë e zemrës së tyre, i tha atij njeriu: "Shtrije dorën tënde!'. Ai e shtriu, dhe dora e tij u shëndosh përsëri si tjetra.
-
6
|Marcos 3:6|
Dhe farisenjtë dolën jashtë e menjëherë bënin këshill bashkë me herodianët kundër tij, se si ta vrasin.
-
7
|Marcos 3:7|
Por Jezusi me dishepujt e vet u tërhoq drejt detit; dhe një turmë e madhe nga Galilea i ndoqi; edhe nga Judea;
-
8
|Marcos 3:8|
dhe nga Jeruzalemi, nga Idumea, nga përtej Jordanit; gjithashtu një turmë e madhe nga rrethinat Etiros dhe të Sidonit, kur dëgjoi gjërat e medha që ai bënte, erdhi tek ai.
-
9
|Marcos 3:9|
Atëherë ai u tha dishepujve të tij të kenë gjithnjë gati një barkë, që populli mos e shtynte.
-
10
|Marcos 3:10|
Sepse ai kishte shëruar shumë veta, të gjithë që kishin sëmundje dyndeshin rreth tij që ta preknin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 25-27