-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Marcos 12:1|
Pastaj ai filloi t´u flasë me shëmbëlltyra: "Një njeri mbolli një vresht, e thuri me gardh, gërmoi një vend për të shtrydhur rrushin, ndërtoi një kullë dhe ua besoi disa vreshtarëve dhe pastaj shkoi larg.
-
2
|Marcos 12:2|
Në kohën e të vjelave dërgoi shërbëtorin te vreshtarët për të marrë prej tyre pjesën e vet të frutave të vreshtit.
-
3
|Marcos 12:3|
Por ata e kapën, e rrahën dhe e kthyen duarbosh.
-
4
|Marcos 12:4|
Ai u nisi përsëri një shërbëtor tjetër, por ata, mbasi e gjuajtën me gurë, e plagosën në kokë dhe e kthyen të turpëruar.
-
5
|Marcos 12:5|
Përsëri dërgoi edhe një tjetër, por ata e vranë. Më pas dërgoi shumë të tjerë dhe nga këta disa i rrahën, të tjerët i vranë.
-
6
|Marcos 12:6|
I ngeli edhe një për të dërguar: birin e tij të dashur. Më së fundi ua dërgoi edhe atë duke thënë: "Për djalin tim do të kenë respekt".
-
7
|Marcos 12:7|
Por ata vreshtarë i thanë njeri tjetrit: "Ky është trashëgimtari, ejani ta vrasim dhe do të na mbesë trashëgimia".
-
8
|Marcos 12:8|
Dhe e kapën, e vranë dhe e hodhën jashtë vreshtit.
-
9
|Marcos 12:9|
Çfarë do të bëjë, pra, i zoti i vreshtit? Ai do të vijë dhe do t´i shfarosë vreshtarët dhe vreshtin do t´ua japë të tjerëve.
-
10
|Marcos 12:10|
Po a nuk e keni lexuar këtë shkrim: "Guri, që ndërtuesit e hodhën poshtë, u bë guri i qoshes.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 25-27