-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Marcos 4:1|
Pastaj nisi përsëri të mësojë në breg të detit; dhe rreth tij u mblodh një turmë aq e madhe, sa që ai hyri në barkë dhe rrinte ulur në det, ndërsa gjithë turma ishte në tokë pranë detit.
-
2
|Marcos 4:2|
Dhe ai u mësonte atyre shumë gjëra në shëmbëlltyra, dhe u thoshte atyre në mësimin e tij:
-
3
|Marcos 4:3|
'Dëgjoni! Ja, doli mbjellësi të mbjellë.
-
4
|Marcos 4:4|
Dhe ndodhi që kur hidhte farën, një pjesë e farës ra gjatë rrugës dhe zogjtë e qiellit erdhën dhe e hëngrën.
-
5
|Marcos 4:5|
Një pjesë tjetër ra në gurishte, ku nuk kishte shumë dhe dhe mbiu menjëherë, sepse s´kishte një tokë të thellë.
-
6
|Marcos 4:6|
Por, kur doli dielli, u dogj; dhe me që nuk kishte rrënjë, u tha.
-
7
|Marcos 4:7|
Një pjesë tjetër ra midis ferrave; ferrat u rritën, e mbyten dhe nuk dha fryt.
-
8
|Marcos 4:8|
Një pjesë tjetër ra në tokë të mirë, dhe solli frut që rritej, dhe u zhvillua për të dhënë njëra tridhjetë, tjetra gjashtëdhjetë dhe tjetra njëqind'.
-
9
|Marcos 4:9|
Pastaj ai u tha atyre: "Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!'.
-
10
|Marcos 4:10|
Tani kur ishte vetëm, ata që i rrinin përreth bashkë me të dymbëdhjetët e pyetën për shëmbëlltyrën.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 17-19