-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Marcos 4:21|
Pastaj u tha atyre: "A merret vallë llamba për ta vënë nën babunë ose nën shtrat? A nuk vihet mbi dritëmbajtësen?
-
22
|Marcos 4:22|
Sepse nuk ka asgjë të fshehtë që të mos zbulohet, as kurrgjë sekrete që të mos dalin në dritë.
-
23
|Marcos 4:23|
Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!'
-
24
|Marcos 4:24|
Dhe u tha atyre: "Vini re atë që dëgjoni. Me atë masë që ju matni, do t´iu matet juve; edhe juve që dëgjoni do t´iu jepet edhe më.
-
25
|Marcos 4:25|
Sepse atij që ka, do t´i jepet, por atij që s´ka, do t´i merret edhe ajo që ka.
-
26
|Marcos 4:26|
Tha akoma: "Mbretëria e Perëndisë është si një njeri që hedh farën në dhe.
-
27
|Marcos 4:27|
Dhe natën dhe ditën, ndërsa ai fle dhe çohet, fara mbin dhe rritet, pa e ditur ai se si.
-
28
|Marcos 4:28|
Sepse dheu prodhon vetvetiu më parë kërcellin, pastaj kallirin, dhe më në fund kallirin plot me kokrra.
-
29
|Marcos 4:29|
Dhe kur fryti piqet, menjëherë korrësi i vë drapërin, sepse erdhi koha e korrjes.
-
30
|Marcos 4:30|
Edhe tha: Me se ta krahasojmë mbretërinë e Perëndisë? Ose me çfarë shëmbëlltyre ta paraqesim?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 28-31