-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Marcos 9:1|
Pastaj u tha atyre: "Në të vërtetë ju them se midis jush që jeni këtu ka disa që nuk do ta shijojnë vdekjen para se të shohin të vijë me fuqi mbretëria e Perëndisë'.
-
2
|Marcos 9:2|
Mbas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin dhe i çoi në vetmi, vetëm ata, mbi një mal të lartë; dhe u shpërfytyrua përpara tyre.
-
3
|Marcos 9:3|
Dhe rrobat e tij u bënë të shndritshme dhe krejt të bardha, si bora, më të bardha nga sa nuk mund t´i zbardhojë asnjë rrobalarës mbi tokë.
-
4
|Marcos 9:4|
Dhe atyre iu shfaqën Elia me Moisiun, që po bisedonin me Jezusin.
-
5
|Marcos 9:5|
Atëherë Pjetri e mori fjalën dhe i tha Jezusit: "Mësues, për ne është mirë të jemi këtu; bëjmë, pra, tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian!'.
-
6
|Marcos 9:6|
Në fakt ai nuk dinte çfarë thoshte, sepse ata ishin të trembur.
-
7
|Marcos 9:7|
Pastaj erdhi një re dhe i mbuloi me hijen e vet; dhe nga reja doli një zë që tha: "Ky është Biri im i dashur; dëgjojeni!'.
-
8
|Marcos 9:8|
Dhe menjëherë ata shikuan rreth e qark, por nuk panë më asnjëri, përveçse Jezusi fill i vetëm me ta.
-
9
|Marcos 9:9|
Tani kur po zbrisnin nga mali, Jezusi i urdhëroi të mos i tregojnë askujt gjërat që kishin parë, derisa i Biri i njeriut të ringjallej prej së vdekuri.
-
10
|Marcos 9:10|
Ata e mbajtën porosinë dhe diskutonin mes tyre se ç´do të thoshte të ringjallesh prej së vdekuri.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 25-27