-
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Marcos 9:31|
Ai, në fakt, i mësonte dishepujt e vet dhe u thoshte atyre: "Së shpejti Biri i njeriut do të dorëzohet në duart e njerëzve dhe ata do ta vrasin; dhe, pasi të jetë vrarë, ai do të ringjallet ditën e tretë'.
-
32
|Marcos 9:32|
Por ata nuk i kuptonin këto fjalë dhe kishin frikë ta pyesnin.
-
33
|Marcos 9:33|
Dhe arritën në Kapernaum; dhe kur hyri në shtëpi, i pyeti: "Për çfarë diskutonit ndërmjet jush rrugës?'.
-
34
|Marcos 9:34|
Dhe ata heshtën, sepse rrugës kishin diskutuar se cili ndër ta ishte më i madhi.
-
35
|Marcos 9:35|
Atëherë ai u ul, i thirri të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: "Nëse dikush don të jetë i pari, le të bëhet i fundit i të gjithëve dhe shërbëtori i të gjithëve'.
-
36
|Marcos 9:36|
Dhe mori një fëmijë të vogël dhe e vuri në mes të tyre; pastaj e mori në krahë dhe u tha atyre:
-
37
|Marcos 9:37|
'Cilido që pranon një nga këta fëmijë në emrin tim, më pranon mua; dhe kushdo që më pranon mua, nuk më pranon mua, por atë që më ka dërguar'
-
38
|Marcos 9:38|
Atëherë Gjoni mori fjalën dhe i tha: "Mësues, ne pamë një njeri që nuk na ndjek, që i dëbonte demonët në emrin tënd dhe ia ndaluam sepse ai nuk na ndjek'.
-
39
|Marcos 9:39|
Por Jezusi tha: "Mos ia ndaloni, sepse s´ka njeri që mund të bëjë një vepër të fuqishme në emrin tim, dhe fill pas kësaj të flasë keq për mua.
-
40
|Marcos 9:40|
Sepse kush nuk është kundër nesh, është me ne.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 28-30