-
-
Bibla Shqiptare
-
-
41
|Marcos 9:41|
Në fakt, kushdo që do t´ju japë të pini një gotë ujë në emrin tim, sepse jeni të Krishtit, në të vërtetë po ju them se me siguri nuk do ta humbasë shpërblimin e vet'.
-
42
|Marcos 9:42|
'Dhe kush do të skandalizojë një nga këta të vegjël që besojnë në mua, do të ishte më mirë për të t´i varet në qafë një gur mulliri dhe të hidhet në det.
-
43
|Marcos 9:43|
Tani nëse dora jote të skandalizon për mëkat, preje; është më mirë për ty të hysh dorëcung në jetë, sesa të kesh dy duar dhe të shkosh në Gehena, në zjarrin e pashueshëm,
-
44
|Marcos 9:44|
atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zja-rri nuk fiket.
-
45
|Marcos 9:45|
Dhe nëse këmba jote të skandalizon për mëkat, preje; është më mirë për ty të hysh i çalë në jetë, se sa të kesh dy këmbë dhe të të hedhin në Gehena, në zjarrin e pashueshëm,
-
46
|Marcos 9:46|
atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket.
-
47
|Marcos 9:47|
Dhe nëse syri yt të skandalizon për mëkat, nxirre; është më mirë për ty të hysh me një sy në jetë sesa të kesh dy sy dhe të të hedhin në Gehenën e zjarrit,
-
48
|Marcos 9:48|
atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zja-rri nuk fiket.
-
49
|Marcos 9:49|
Sepse gjithkush duhet të kripet me zjarr, dhe çdo fli duhet të kripet me kripë.
-
50
|Marcos 9:50|
Kripa është e mirë, por nëse kripa bëhet e amësht, me se do t´i jepni shijen? Kini kripë në vetvete dhe jetoni në paqe njëri me tjetrin!'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 28-30