-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Marcos 15:1|
Dhe herët në mëngjes krerët e priftërinjve me pleqtë, skribët dhe gjithë sinedrit bënin këshill, e lidhën Jezusin e çuan jashtë e ia dorëzuan Pilatit.
-
2
|Marcos 15:2|
Dhe Pilati e pyeti: "A je ti mbreti i Judenjve?'. Dhe ai, duke u përgjigjur, i tha: "Ti e thua!'.
-
3
|Marcos 15:3|
Dhe krerët e priftërinjve e akuzonin për shumë gjëra; por ai nuk përgjigjej aspak.
-
4
|Marcos 15:4|
Pilati e pyeti përsëri, duke thënë: "Nuk po përgjigjesh fare? Shih për sa gjëra të akuzojnë!'.
-
5
|Marcos 15:5|
Por Jezusi nuk u përgjigj më asgjë, aq sa Pilati mbeti i çuditur.
-
6
|Marcos 15:6|
Dhe në çdo festë ishte zakon t´u lëshohej atyre një i burgosur, këdo që ata do kërkonin.
-
7
|Marcos 15:7|
Por ishte në burg një njeri që quhej Baraba, bashkë me shokë të tjerë rebelë, të cilët kishin bërë një vrasje gjatë një kryengritjeje.
-
8
|Marcos 15:8|
Dhe turma, duke bërtitur, filloi të kërkojë që të bënte ashtu siç kishte vepruar gjithnjë për ta.
-
9
|Marcos 15:9|
Atëherë Pilati iu përgjigj atyre duke thënë: "A doni t´ju liroj mbretin e Judenjve?'.
-
10
|Marcos 15:10|
Sepse e dinte që krerët e priftërinjve ia kishin dorëzuar nga smira.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Josué 14-17