-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Marcos 15:11|
Por krerët e priftërinjve e nxitën turmën që të kërkojë që t´u lironte atyre Barabanë.
-
12
|Marcos 15:12|
Dhe Pilati e mori përsëri fjalën dhe u tha atyre: "Çfarë doni, pra, të bëj me atë që ju e quani mbret të Judenjve?'.
-
13
|Marcos 15:13|
Dhe ata bërtitën përsëri: "Kryqëzoje!'.
-
14
|Marcos 15:14|
Dhe Pilati u tha atyre: "Po ç´të keqe ka bërë?'. Atëherë ata bërtitën edhe më fort: "Kryqëzoje!'.
-
15
|Marcos 15:15|
Prandaj Pilati, duke dashur ta kënaqë turmën, ua lëshoi Barabanë. Dhe, mbasi e fshikulluan Jezusin, ua dorëzoi atyre që të kryqëzohej.
-
16
|Marcos 15:16|
Atëherë ushtarët e çuan Jezusin në oborrin e brendshëm domëthënë në pretorium, dhe mblodhën gjithë kohortën.
-
17
|Marcos 15:17|
E veshën në purpur dhe, si thurën një kurorë me ferra, ia vunë mbi krye.
-
18
|Marcos 15:18|
Pastaj nisën ta përshëndesin duke i thënë: "Tungjatjeta, o mbret i Judenjve!'.
-
19
|Marcos 15:19|
Dhe e goditnin në krye me një kallam, e pështynin dhe, duke u gjunjëzuar përpara tij, e adhuronin.
-
20
|Marcos 15:20|
Pasi e tallën, ia hoqen purpurën, e veshën me rrobat e tij dhe e nxorën jashtë për ta kryqëzuar.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Josué 14-17