-
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Marcos 15:31|
Po ashtu edhe krerët e priftërinjve me skribët, duke e tallur, i thoshnin njeri tjetrit: "Të tjerët i shpëtoi, por veten s´mund ta shpëtojë.
-
32
|Marcos 15:32|
Krishti, mbreti i Izraelit, le të zbresë tani nga kryqi që ta shohim dhe ta besojmë'. Edhe ata që ishin kryqëzuar bashkë me të, e fyenin atë.
-
33
|Marcos 15:33|
Pastaj, kur erdhi e gjashta orë, errësira e mbuloi gjithë vendin deri në të nëntën orë.
-
34
|Marcos 15:34|
Dhe në të nëntën orë Jezusi bërtiti me zë të lartë: "Eloi, Eloi; lama sabaktani?', që e përkthyer do të thotë: "Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?'.
-
35
|Marcos 15:35|
Dhe disa nga të pranishmit, kur e dëgjuan, thoshnin: "Ja, ai po thërret Elian!'.
-
36
|Marcos 15:36|
Atëherë një prej tyre erdhi me vrap, e zhyti një sfungjer në uthull dhe, mbasi e vuri në një kallam, ia dha të pijë, duke thënë: "Lëreni; të shohim nëse vjen Elia që ta zbresë poshtë'.
-
37
|Marcos 15:37|
Por Jezusi, si lëshoi një britmë të madhe, dha frymën.
-
38
|Marcos 15:38|
Atëherë veli i tempullit u ça më dysh nga maja deri në fund.
-
39
|Marcos 15:39|
Dhe centurioni që qëndronte përballë Jezusit, kur pa se, pasi Jezusi bërtiti ashtu, kishte dhënë shpirt, tha: "Me të vërtetë ky njeri ishte Biri i Perëndisë!'.
-
40
|Marcos 15:40|
Aty ishin gjithashtu edhe gra që shikonin nga larg; midis tyre ishin Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Jakobit të vogël të Joses dhe Salomeja,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Josué 14-17