-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Marcos 5:1|
Kështu arritën në bregun tjetër të detit, në krahinën e Gadarenasve.
-
2
|Marcos 5:2|
Dhe, sapo Jezusi zbriti nga barka, menjëherë i doli përpara nga varrezat një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë,
-
3
|Marcos 5:3|
i cili banonte në varreza dhe kurrkush s´kishte mundur ta lidhë, qoftë edhe me zinxhirë.
-
4
|Marcos 5:4|
Shpesh herë, pra, e kishin lidhur me pranga e zinxhirë; por ai gjithnjë i thyente zinxhirët dhe i këpuste prangat; dhe kurrkush nuk e kishte bërë dot zap.
-
5
|Marcos 5:5|
Vazhdimisht, natën dhe ditën, nëpër varre e mbi male, shkonte duke bërtitur dhe duke e rrahur veten me gurë.
-
6
|Marcos 5:6|
Tani kur e pa Jezusin prej së largu, ai u turr dhe ra përmbys përpara tij,
-
7
|Marcos 5:7|
dhe me një britmë të madhe tha: "Ç´ka ndërmjet mes nesh dhe teje, o Jezus, Bir i Perëndisë të shumë të lartit? Unë të përgjërohem në emrin e Perëndisë, mos më mundo!;'.
-
8
|Marcos 5:8|
Sepse ai i kishte thënë: "Frymë e ndyrë, dil prej këtij njeriu!'.
-
9
|Marcos 5:9|
Atëhere Jezusi e pyeti: "Cili është emri yt?'. Dhe ai u përgjigj duke thënë: "Unë quhëm Legjion, sepse jemi shumë'.
-
10
|Marcos 5:10|
Dhe i lutej me të madhe që ai të mos i përzinte nga ajo krahinë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 25-27