-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Marcos 5:11|
Tani aty ishte, në brinjë të malit, një tufë e madhe derrash që kulloste.
-
12
|Marcos 5:12|
Atëhere gjithë demonët e lutën duke thënë: "Na dërgo në derrat, që të hymë në ta'.
-
13
|Marcos 5:13|
Dhe Jezusi menjëherë u lejoi atyre; atëherë frymërat e ndyra mbasi dolën, hynë në derrat dhe tufa u hodh poshtë nga gremina në det; ishin afërsisht dymijë krerë, dhe u mbytën në det.
-
14
|Marcos 5:14|
Atëherë ata që i kullotnin derrat ikën dhe e përhapën lajmin në qytet e nëpër fshatra; dhe njerëzit erdhën për të parë çfarë kishte ndodhur.
-
15
|Marcos 5:15|
Kur erdhën te Jezusi, panë të idemonizuarin ulur, të veshur dhe me mendje në rregull, atë që ishte idemonizuar nga Legjoni, dhe kishin frikë.
-
16
|Marcos 5:16|
Dhe ata që e kishin parë ngjarjen u treguan atyre se çfarë i kishte ngjarë të idemonizuarit dhe çështjen e derrave.
-
17
|Marcos 5:17|
Atëhere ata filluan t´i luten Jezusit që të largohej nga krahina e tyre.
-
18
|Marcos 5:18|
Kur ai po hynte në barkë, ai që kishte qenë i idemonizuar i lutej që të mund të rrinte me të;
-
19
|Marcos 5:19|
por Jezusi nuk e lejoj, madje i tha: "Shko në shtëpinë tënde, te të tut dhe u trego atyre çfarë gjërash të medha bëri Zoti dhe si pati mëshirë për ty'.
-
20
|Marcos 5:20|
Dhe ai shkoi dhe nisi të predikojë nëpër Dekapolis për të gjitha ato që i kishte bërë Jezusi; të gjithë u mrrekulluan.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 28-30