-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Marcos 5:21|
Dhe kur Jezusi kaloj përsëri në bregun tjetër me barkë, një turmë e madhe u mblodh rreth tij; dhe ai qëndroj në breg të detit.
-
22
|Marcos 5:22|
Atëhere erdhi një nga krerët e sinagogës, me emër Jair, që, kur e pa, i ra ndër këmbë,
-
23
|Marcos 5:23|
dhe ju lut me të madhe duke thënë: "Ime bijë është duke dhënë shpirt; eja, vëri duart mbi të që të shërohet dhe të jetojë!'.
-
24
|Marcos 5:24|
Dhe ai shkoi me të. Një turmë e madhe e ndiqte dhe shtyhej rreth tij.
-
25
|Marcos 5:25|
Tani një grua që kishte një fluks gjaku që prej dymbëdhjetë vjetësh
-
26
|Marcos 5:26|
dhe kishte vuajtur shumë nga ana e mjekëve të ndryshëm duke shpenzuar gjithë pasurinë e vet pa kurrfarë dobie, madje duke u bërë më keq,
-
27
|Marcos 5:27|
kur dëgjoi të flitej për Jezusin, u fut në turmë dhe pas shpinës preku rrobën e Jezusit,
-
28
|Marcos 5:28|
sepse thoshte: "Nëse vetëm ia prek rroben e tij, do të shërohem'.
-
29
|Marcos 5:29|
Dhe menjëherë rrjedha e gjakut iu ndal dhe ajo ndjeu në trupin e vet se u shërua nga ajo sëmundje.
-
30
|Marcos 5:30|
Por menjëherë Jezusi, duke e ndjerë në vete që një fuqi kishte dalë prej tij, u kthye midis turmës, tha: "Kush m´ipreku rrobat?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 28-30