-
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Marcos 5:31|
Dhe dishepujt e vet i thanë: "A nuk po e sheh që turma po të shtyhet nga të gjitha anët dhe ti thua: "Kush më preku?'.
-
32
|Marcos 5:32|
Por ai vështronte rreth e qark për të parë atë që bëri këtë.
-
33
|Marcos 5:33|
Atëhere gruaja, plot frikë e duke u dridhur, duke ditur se ç´i kishte ndodhur, erdhi dhe i ra ndër këmbë dhe i tha gjithë të vërtetën.
-
34
|Marcos 5:34|
Dhe ai i tha: "Bijë, besimi yt të shëroi; shko në paqe dhe ji e shëruar nga sëmundja jote!'.
-
35
|Marcos 5:35|
Ndërsa Jezusi ende po fliste, erdhën disa nga shtëpia e kryetarit të sinagogës duke thënë: "Jote bijë ka vdekur; pse e bezdis akoma Mësuesin?'.
-
36
|Marcos 5:36|
Por Jezusi, sapo dëgjoi ç´u tha, i tha kryetarit të sinagogës: "Mos ki frikë, vetëm ki besim!'.
-
37
|Marcos 5:37|
Dhe nuk lejoi që ta ndiqte kurrkush tjetër, përveç Pjetrit, Jakobit, dhe Gjonit, vëllait të Jakobit.
-
38
|Marcos 5:38|
Dhe mbasi arriti në shtëpinë e kryetarit të sinagogës, pa një rrëmujë të madhe dhe njerëz që qanin dhe ulërinin me të madhe.
-
39
|Marcos 5:39|
Hyri dhe u tha atyre: "Pse bërtitni e qani? Vajza nuk ka vdekur, por fle'.
-
40
|Marcos 5:40|
Dhe ata e përqeshën, por ai, mbasi i nxori jashtë të gjithë, mori me vete atin dhe nënën e vajzës dhe ata që qenë me atë, dhe hyri atje ku dergjej vajza.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 28-30