-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Marcos 14:1|
Tani dy ditë më vonë ishte Pashka dhe festa e të Ndormëve; dhe krerët e priftërinjve dhe skribët kërkonin mënyrën se si ta kapnin Jezusin me mashtrim dhe ta vrisnin.
-
2
|Marcos 14:2|
Por thonin: "Jo gjatë festës, që të mos ndodhë ndonjë trazirë nga populli'.
-
3
|Marcos 14:3|
Tani ai ishte në Betania, në shtëpinë e Simonit lebroz, dhe ndërsa ishte në tryezë, hyri një grua me një enë alabastri me vaj të parfumuar me nard të vërtetë, shumë të kushtueshëm; ajo e theu enën prej alabastri dhe ia derdhi vajin mbi krye.
-
4
|Marcos 14:4|
Disa u indinjuan midis tyre dhe thanë: "Përse bëhet gjithë ky shpenzim i kotë i vajit?
-
5
|Marcos 14:5|
Sepse ky vaj mund të shitej për më shumë se treqind denarë dhe këto t´u jepeshin të varfërve'. Dhe ishin të indinjuar ndaj asaj.
-
6
|Marcos 14:6|
Por Jezusi tha: "Lëreni të qetë; pse e shqetësoni? Ajo kreu një vepër të mirë ndaj meje.
-
7
|Marcos 14:7|
Sepse të varfërit do t´i keni gjithmonë me ju; dhe, kur të doni, mund t´u bëni mirë; por mua nuk do të më keni gjithmonë.
-
8
|Marcos 14:8|
Ajo bëri atë që mundi; vajosi para kohe trupin tim për varrim.
-
9
|Marcos 14:9|
Por po ju them në të vërtetë se në gjithë botën, kudo që do të predikohet ky ungjill, do të tregojnë edhe atë që ajo bëri, në përkujtim të saj'.
-
10
|Marcos 14:10|
Atëherë Juda Iskarioti, një nga të dymbëdhjetët, shkoi te krerët e priftërinjve, që t´ua dorëzonte Jezusin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 17-19